-
Psalms 33
- 1 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
- 2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.
- 3 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.
- 4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.
- 5 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.
- 6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.
- 7 Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.
- 8 Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.
- 9 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.
- 10 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.
- 11 Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.
- 12 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.
- 13 Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.
- 14 Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.
- 15 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.
- 16 Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.
- 17 Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.
- 18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
- 19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.
- 20 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.
- 21 Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.
- 22 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.
-
-
-
World English Bible (web)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
Albanian Bible (alb - 2)
2020-02-08Albanian (sq)
Albanian Bible
Courtesy the Unbound Bible
(http://unbound.biola.edu/)- Encoding: UTF-8
- Direction: LTR
- LCSH: Bible.Albanian
- Distribution Abbreviation: Bibla e Shenjtë
License
Public Domain
Source (OSIS)
http://unbound.biola.edu/ & https://www.biblegateway.com/versions/Albanian-Bible-ALB/#booklist
- history_1.1
- enciphered module
- history_1.2
- changed to Unbound Bible’s PD UTF-8 source and compressed
- history_2.0
- (2020-02-08) New TextSource

Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.