-
Job 18
- 1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
- 2 "Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.
- 3 Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
- 4 Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
- 5 Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.
- 6 Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.
- 7 Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.
- 8 Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.
- 9 Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.
- 10 Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
- 11 Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
- 12 Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
- 13 Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.
- 14 Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.
- 15 Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.
- 16 Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.
- 17 Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
- 18 Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.
- 19 Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.
- 20 Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.
- 21 Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij
-
-
World English Bible (web)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
Albanian Bible (alb - 2)
2020-02-08Albanian (sq)
Albanian Bible
Courtesy the Unbound Bible
(http://unbound.biola.edu/)- Encoding: UTF-8
- Direction: LTR
- LCSH: Bible.Albanian
- Distribution Abbreviation: Bibla e Shenjtë
License
Public Domain
Source (OSIS)
http://unbound.biola.edu/ & https://www.biblegateway.com/versions/Albanian-Bible-ALB/#booklist
- history_1.1
- enciphered module
- history_1.2
- changed to Unbound Bible’s PD UTF-8 source and compressed
- history_2.0
- (2020-02-08) New TextSource

Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.