-
Job 40
- 1 Zoti vazhdoi t'i përgjigjet Jobit dhe tha:
- 2 "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t'i përgjigjet kësaj pyetjeje".
- 3 Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:
- 4 "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.
- 5 Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".
- 6 Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
- 7 "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
- 8 A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?
- 9 A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?
- 10 Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.
- 11 Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,
- 12 shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.
- 13 Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.
- 14 Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.
- 15 Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.
- 16 Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.
- 17 E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.
- 18 Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.
- 19 Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij.
- 20 Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,
- 21 ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.
- 22 Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.
- 23 Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.
- 24 Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça?
-
-
World English Bible (web)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
Albanian Bible (alb - 2)
2020-02-08Albanian (sq)
Albanian Bible
Courtesy the Unbound Bible
(http://unbound.biola.edu/)- Encoding: UTF-8
- Direction: LTR
- LCSH: Bible.Albanian
- Distribution Abbreviation: Bibla e Shenjtë
License
Public Domain
Source (OSIS)
http://unbound.biola.edu/ & https://www.biblegateway.com/versions/Albanian-Bible-ALB/#booklist
- history_1.1
- enciphered module
- history_1.2
- changed to Unbound Bible’s PD UTF-8 source and compressed
- history_2.0
- (2020-02-08) New TextSource

Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.